KreuCelebrity

Brenda shtëpisë të së dashurës së Princ Harry-t

Meghan Markle është emri më i përfolur së fundmi, për aq kohë sa është në një lidhje me problematikun e familjes mbretërore, Princ Harry-n. Pas lajmit të bujshëm, i cili përcolli kërcënimet e ish-bashkëshortit të Markle për publikimin e sekreteve të saj, nuk mund të mohojmë (ende) se është tepër e pëlqyer për publikun. Ndoshta, kombinimi me Harry-n është perfekt, ose thjesht prej stilit të saj, aktorja ka arritur të jetë pjesë e thashethemeve për të famshmit.

Por, si çdo personazh tjetër, edhe Markle ka jetën personale, që e zhvillon jashtë kuadrit të të qenurit figurë publike. Jo se nuk e shpërfaq së jashtmi, por brendësia e shtëpisë së aktores nuk lë aspak për të dëshiruar; përkundrazi. Me shije të hollë e stil krejt personal, duhet theksuar fillimisht se Meghan ka interiere të mbushura me qentë e saj, të cilët, mesa duket, i adhuron së tepërmi. Favorizuese e ngjyrës së bardhë, Markle nuk luan shumë me kolorin, duke zgjedhur kombinimin me të kuqen kryesisht, më rrallë jeshilen, e bojëqiellen. Tonet bezhë dhe gri mbizotërojnë në pothuajse të gjithë shtëpinë, duke dhënë idenë e ambjenteve sterile e tejet të rregullta. Pa shumë ngarkesa nëpër mure, Meghan paraqitet shumë thjeshtë në shije, duke na thyer kështu pritshmëritë për shtëpi mondane apo të ngarkuara me art. A thua i pëlqen Harry-t një shtëpi kaq femërore? Klikoni në galeri për imazhet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF