KreuCelebrity

Dasma përrallore e Miranda Kerr do t’ju mahnisë!

Miranda Kerr ka mbajtur ceremoninë martesore me Evan Spiegel, duke organizuar një event përrallor, edhe pse me pak të ftuar. Modeles i kanë mjaftuar vetëm 45 të pranishëm (familjarë e miq të ngushtë), për të realizuar dasmën e ëndrrave.

Zgjedhja e Kerr lidhur ne fustanin e bardhë ishte Dior, firmë e cila punoi veçanërisht për veshjen mahnitëse të modeles, nën iniciativën e Maria Grazia Chiurit, drejtoren artistike të shtëpisë së modës. Frymëzuar nga fustani ikonik i Grace Kelly, Miranda është shprehur për Vogue, se aktorja ka qenë burim inspirimi në këtë drejtim.

Nuk ka parur një festë të mirëfilltë beqarie, por ai i cili i ka dhënë një tjetër frymë eventit ka qenë djali i Kerr, 6-vjeçari Flynn, i cili thuhet se është veshur po me Dior. Flynn ka qenë mbartësi i unazave, si dhe i është bashkuar të ëmës dhe njerkut në vallëzimin e parë të çiftit.

Në galeri do të gjeni fotot e para të dasmës. Keni parë ndonjëherë Miranda-n kaq përrallore?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF