Del në shitje vila marramendëse e reperit Tupac!

View Gallery
10 Photos

Ish-vila e reperit Tupac Shakur në Los Angeles, një pronë e ëndërruar prej të gjithëve  ka dalë në shitje dhe sapo kapi shifrën 2.6 milionë $.

Në vitin 1995 kjo rezidencë mbresëlënëse me stil mesdhetar në zonën e Hills Woodland, LA ishte marrë me qera nga reperi dhe e fejuara e tij Kidada Jones. Çifti ishte në procesin e blerjes së saj, përpara se ai të qëllohej tragjikisht për vdekje në Las Vegas një vit më pas.

Gjashtë dhoma gjumi pesë banjo do të kishte banesa e fundit e reperit të njohur. Megjithëse pronari actual ka shpenzuar rreth 1 milion$ për rregullimin e saj, aty mbeten ende reliket që nga jetesa e Tupac edhe pas 20 vitesh. Sipas raportit të ‘New York Daily News’ në njërën anë të vilës ndodhet një pllakë betoni e punuar me dorë në të cilën janë gdhëndur fragmente të këngës së tij ‘Supercop’ të publikuar në vitin 1997.

5,895 m katrorë ishin të përshtatshme për yllin e muzikës  rep Tupac. Pamje që të lënë pa frymë, mure me suva veneciane në sallon dhe dhomën e ngrënies, për të mos përmendur garazhin gjigand me kapacitetin për të mbajtur 15 makina. Në suitë ka një oxhak, ka një sallon privat, tre dollapë gjigandë, si dhe një tualet mjaft elegant me një dush të madh, dy banjo avulli dhe një vaskë të thellë hidromasazhi. A jeni gati të bëni një udhëtim të plotë rreth shtëpisë që dikur i përkiste reperit më të famshëm? Fotot i keni të gjitha në galeri!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.