KreuArt

George A. Romero, mjeshtri italian i horrorit, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare…

Ishte një nga ata të paktë, të cilët u klasifikonin pa frikë si mjeshtrat e zhanrit horror në kinematografi. Lajmi i hidhur shkon për të gjithë kinefilët, e në veçanti për adhuruesit e Romeros, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Largimi i regjisorit në moshën 77-vjeçare nuk është pritur aspak mirë as nga miqtë e tij kolegë, e këtu mund të veçojmë John Carpenter, i cili është shprehur: “George Romero ishte një kineast i madh, babai i filmave modern të horrorit. E kisha mik dhe do të më mungojë. U prehsh në paqe, George”. I pari që solli një formë të denjë të figurave zombi, italiani do të kujtohet gjithmonë për filmat e famshëm, si: “Night of the living dead”, “Dawn of the dead”, “Season of the witch” etj. Minimalist dhe i cilësuar si regjisor i prodhimeve të kategorisë B, Romero ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kinema, aq sa për të inspiruar kineastë si Tarantino, apo shkrimtarë si Stephen King.

Duke i dhënë një lamtumirë të trishtë, ju ftojmë të klikoni në galeri për imazhet e disa prej veprave të George Romero.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF