Ja sa gramë sheqer duhet të konsumoni në ditë!

Për një kohë të gjatë kemi treguar kujdes ndaj yndyrnave në dietën tonë ushqimore, por në të vërtetë është sheqeri vrasësi i vërtetë i shëndetit tonë. Veçanërisht, sheqeri i shtuar në ushqimet e përpunuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka arritur në përfundimin se sasia maksimale e lejueshme e sheqerit duhet të korrespondojë me 10% të  energjisë së marrë totale. Kujdes kur e teproni në mënyrë të pandërgjegjshme!

Një lugë e vogël kafeje përmban katër gramë sheqer dhe që të shpëtoni nga rreziku atëherë nuk duhet kurrsesi të konsumoni më tepër se 5-8 lugë të tilla në ditë.

Nëse mendoni se i merrni mesatarisht rreth 10 gramë me drithërat në vaktin e mëngjesit, atëherë duhet që të bëni kujdes gjatë vazhdimësisë së ditës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.