Me siguri nuk do ta njihni kështu Adrolën!

Bukuroshja Adrola Dushi është një ish-Miss dhe modele shumë e dashur për publikun. Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për bukurinë dhe format fizike, por edhe për djalin e saj të vetëm Troin i cili ka tepër ngjashmëri me të ëmën.

Sot Adrola nuk ka ndarë fotot e zakonshme gjatë punës në modeling apo momentet e kaluara me të birin. Ajo është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në Instagram një kujtim të veçantë. Bëhet fjalë për një foto të fëmijërisë së saj, dalë në Rreshen, qytetin ku ka lindur dhe është rritur bukuroshja. Adrola vogëlushe e veshur me një fustan të bardhë, të gjithë e kemi pasur një fustan të tillë në fëmijëri, apo jo?

Të kthehesh pas në fëmijëri dhe të kujtosh nga ke ardhur është një kujtim i bukur! Bravo Adrola!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.