KreuBusull

Mësoni shpejt trendin e fundit të shkrepjeve ‘hot’ të Vip-ave!

Mbi fotografitë dhe selfie-t mund të shkruhen enciklopedi të tëra, me referenca të marra prej personazheve më të famshëm të cilët udhëheqin Instagramin dhe me mendjet e tyre krijuese kanë arritur të bëhen burim frymëzimi për ndjekësit. Verën e kaluar pothuajse të gjitha yjet kishin të paktën një foto mbi një komerdare mjelme të bardhë apo flamingoje.

Ishte Kim Kardashian që nxorri në qarkullim ‘duck face-in’, më pas Kendall Jenner me ‘finger mouth’, një mënyrë e të pozuarit duke vendosur gishtat rreth buzëve në mënyrë sensuale. Kjo është një nga fotot e saj që ka marrë një boom like-sh.

Këtë verë, harrojini këto truke! Poza e fundit që mërr më shumë pëlqime, e provuar nga yjet është pikërisht poza e ‘Bambit’. Bella Hadid është mjeshtre e këtij pozicioni, veshur me xhinse por edhe rroba banje për t’u dukur më e nxehtë në Instagram!

Pas këtij truku nga Bella, ju propozojmë edhe një pozë tjetër mjaft të preferuar. Një alternativë tjetër që ju nxjerr mjaft fotozhenike është edhe pozicioni ‘Buddha’, të pozosh me këmbët e kryqëzuara sikur po praktikon budizëm. Ky është i preferuari i blogeres së famshme Chiara Ferragni.

Fotot i gjeni të gjitha në galeri, jeni ende në kohë për të qenë ju mbretëreshat e Instagramit!

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF