KreuCelebrity

Nicole Kidman në moshën 16-vjeçare, nuk njihet nga askush!

Ajo është një ndër aktoret më të dashura të ditëve të sotme, me një karrierë tejet të gjatë e të suksesshme. Nicole Kidman vazhdon të mbetet një femër tepër tërheqëse e në top-formë, që gjithmonë di të tërheqë vëmendjen, sidomos në paraqitjet në tapetin e kuq. Por, a e kishit menduar një Kidman, shumë më herët nga ç’e njohim të gjithë?

Në korrik të vitit 1983, aktorja ishte vetëm 16 vjeçe, e kjo nuk e ndaloi të pozonte për kopertinën e Daily Magazine. Sipas kryeredaktores së revistës, Lisa Wilkinson, numri i atij viti ishte më i famshmi në historinë e revistës, kryesisht për meritën e flokëve të kuqe e kaçurrele të Nicole. Kopertina e ndihmoi shumë artisten në karrierën e saj, edhe pse fotot në brendësi ishin deri diku interesante. Me një stil e pamje krejt ndryshe, Nicole Kidman sjell imazhin e një adoleshenteje tipike prej viteve ’80. Duke pozuar në një sfond blu, me çizme të kuqe e xhaketë shumë-ngjyrëshe, me siguri këto janë fotot më pak të preferuara të Nicole. E jo pa faj! Duke bërë një krahasim me atë çka jemi mësuar të shohim sot, aktorja ngjan krejt ndryshe, aq sa është e vështirë ta njohësh. Epo, të gjithë kemi patur faza të sikletshme në jetë, apo jo? Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF