Nuk do ta besoni cili është destinacioni i radhës për Klaudian!

Balerina bukuroshe Klaudia Pepa vazhdon të na mahnisë me sukseset e saj në Itali si dhe me fotot e bukura që ndan me ndjekësit, në të cilat vjen gjithmonë ndryshe e plot stil.

Pas hapjes së shkollave të saj të baletit ‘Klaudia Dance Academy’, punës si modele dhe imazh i firmave të njohura në Itali, një divorci të lënë pas krahëve, çfarë mund ta ketë radhën tani?

Balerina na ka treguar përmes Instagramit destinacionin e saj të radhës. Ajo ka pozuar fare pranë vendit që të gjithë adhurojnë të prekin, qoftë një herë të vetme! Klaudia ndodhet në ‘Hollywood’! E veshur me të zeza si dhe me një çantë shpine, ajo ka pozuar e buzëqeshur dhe krahëhapur!

Nuk dihet nëse Pepa është për pushime apo arsye profesionale, e megjithatë i urojmë fat dhe argëtim në këtë destinacion!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.