KreuCelebrity

Wow!   Rita Ora ndryshon look!

Këngëtarja Rita Ora vazhdon të kryesojë në klasifikimet muzikore me këngën e fundit ‘Your song’. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik të mëngjesit të Elvis Duran, në ‘Elvis Duran and the Morning Show’ në New York pikërisht në mëngjesin e ditës së sotme për të promovuar dhe kënduar këngën e saj të fundit.

Ajo që ra në sy ishte paraqitja e Ora-s. këngëtarja është shfaqur me një look ndryshe nga herët e tjera, me flokë me onde dhe me volum si në fundin e viteve 70-të. Rita e kishte plotësuar look-un edhe me një pale syze pilot të çelëta. Me këtë look vintage këngëtarja të kujton legjendën e rock-ut Janis Joplin.

Rita është gjithmonë mahnitëse, e freskët dhe kreative për sa i përket paraqitjeve dhe ndryshimeve në look.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF