KreuFashion

12 kombinime plot feminitet, që duhet t’i provoni patjetër

Pjesa më e rëndêsishme e paraqitjes së jashtme është padyshim veshja. Është kjo arsyeja primare e vonesës së femrave nëpër takime apo për shpikjen e sindromës ‘shopping’. Shumica e femrave mendon vetëm për një gjë sapo zgjohet në mëngjes: çfarë do të veshë sot!

Përcaktimi i stilit është ai më i rëndësishmi, duke bërë kështu diferencën mes personave të ndryshëm. Duke qenë se femrat kanë më prioritet në këtë pikë, zgjedhjet variojnë nga më të shumëllojshmet. Por, a e dini se nga cili kombinim nuk duhet të hiqni dorë kurrë?

Çfarëdo preference të keni, të paktën (të paktën!) një herë duhet të provoni paraqitjen plot feminitet. E këtu nuk po flasim domosdoshmërisht për veshjen e rozës së ëmbël, edhe pse këtë të fundit do ta gjeni në galeri. Fundet, dizenjot me lule të vogla, fustanet e gjata, puplat – janë këto vetëm disa nga elementët e një veshje vajzërore, që do t’ju japë shkëlqim si kurrë më parë. Klikoni në galeri dhe inspirohuni nga 12 kombinime mahnitëse.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF