KreuCelebrity

A po xhelozon Blue Ivy për Sir dhe Rumi…?

Beyonce solli në jetë binjakët Sir dhe Rumi, dhe të gjithë u çmendën pas pozës së këngëtares me dy të vegjëlit, vetëm një muaj pas lindjes së tyre. Me gjithë këtë vëmendje të marrë së fundmi, do të ishte krejt normale dhe e pranueshme që motra më e madhe, Blue Ivy, të ndjente xhelozi për Sir dhe Rumi. Por, si e mendon vajza në të vërtetë?

Nëna e Beyonce-s, Tina Knowles rrëfen shumë detaje mbi Blue Ivy. Gjatë një prononcimi për ‘Entertainment Tonight’, Tina është shprehur se trashëgimtarja e parë e çiftit Carter, në fakt, ndjehet shumë krenare për të vegjëlit e sapo-ardhur. Edhe pse vetëm pesë vjeç, Blue është shumë e lumtur dhe përkujdesëse, sipas nënës së mbretëreshës së popit. “Kujdeset shumë për ta”, ka thënë Tina. Knowles gjithashtu ka rrëfyer se fansat do të duhet të presin pak, deri sa Beyonce dhe Jay Z të vendosin të shpjegojnë kuptimin pas emrave të fëmijëve. Edhe pse pak ditë më parë qarkulloi lajmi se ka qenë vetë Tina ajo që tashmë e kishte mbyllur këtë temë bisede, mesa duket nuk paskemi ende asnjë shpjegim të saktë. Epo, një ditë do të rrëfëhet dhe çifti, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF