KreuFashion

Benefitet e vajit të mrekullueshëm të jaseminit

Një mënyrë mjaft natyrale dhe e efektshme për të luftuar dhe kapërcyer gjendjen e stresit, ankthet, depresionin, pasiguritë ose moralin  e ulët janë edhe vajrat esencialë.

Në mënyrë të veçantë, ju sugjerojmë vajin e mrekullueshëm të jaseminit. Kjo bimë më gjethe jeshile dhe lule të mëdha çel e zvarritet në mure e pjergulla nga pranvera në vjeshtë duke lëshuar një aromë të këndshme e të ëmbël. Vaji i kësaj bime të preferuar arabe përveçse është një hidratues i shkëlqyer i lëkurës suaj ka edhe benefite të tjera. Lufton rrudhat, skuqjet e lëkurës, lehtëson sëmundjen e psoriasis dhe problemet hormonale femërore. Ky vaj është thesar, për 1L duhet 8000 lule. Ja disa benefite të tjera:

Jo të gjthë e dinë se është qetësues dhe shërben si një ilaç natyral për të kuruar pagjumësinë!

10 pika në vaskën e banjës do ju relaksojnë menjëherë pas një ditë të lodhshme.

Shtojini 10 pika vaj jasemini vajit tuaj të masazhit dhe masazhoni lehtë barkun, dhimbjet e ciklit menstrual apo  muskujve do ju pushojnë si me magji!

Përhapni 3 pika vaj jasemini në fytyrë dhe do t’ju zëvendësojë kremin anti-rrudhë.

Vendosni disa pika vaj jasemini mbi dekolte ose në kyçet e duarve përpara një takimi romantik, është jo vetëm një afrodiziak që i shton fantazinë partnerit tuaj, por ju shmang nervozizmin që mund t’ju kapë dhe ju shton vetëvlerësimin!

Mos e lini pa provuar dhe relaksohuni këtë mbrëmje!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF