KreuBusull

Ja yjet që dikur…  askush nuk ua hidhte sytë!

Ato janë top-modele, femrat më të bukura e më të kërkuara të botës, e megjithatë, edhe ato kanë pasur probleme zemre ose tallje masive në adoleshencë! Na duket e paimagjinueshme sot, me gjithë ata fansa dhe miliona ndjekës në rrjetet sociale. Por edhe yjet kanë pasur të tilla probleme në shoqëri e adoleshencë, përpara se të bëheshin të famshme. Ne ju sjellim disa prej rrëfimeve më pikante të modeleve më të famshme të momentit!

Karlie Kloss, pohon se gjithmonë ka qenë pjesë e ‘friendzone’. Ajo i hapi zemrën shokut të saj të kolegjit duke i thënë ‘Të dua, a do që të dalim bashkë?’ dhe ai i theu zemrën sepse e konsideronte vetëm si shoqe.

Gisele Bündchen, super modelja më e paguar në botë, ka qenë viktimë e bullizmit. Ajo ishte gjithmonë më e gjata, që në moshën 14-vjeçare dhe të gjithë e tallnin. E quanin ‘Olivia’ si gruaja e figurës ‘Braccio Di Ferro’, gjirafa dhe madje vinin baste se cili do të arrinte të puthte këtë ‘rosak të shëmtuar’.

Rosie Huntington Whiteley, sot modelja është bashkëshortja e aktorit Jason Statham dhe ka një fëmijë me të, por edhe ajo vite më parë ka qenë viktimë e bullizmit. Një grup vajzash në shkollë, sipas saj e ndiqnin në tualet dhe e kërcënonin. Madje asnjë djalë nuk donte të shoqërohej me të. Ama sot, fatmirësisht, gjithçka ka ndryshuar për Rosie-n!

Besojeni ose jo, por ylli i Victoria’s Secrets Lily Aldridge e kishte të pamundur të tërhiqte vëmendjen e meshkujve gjatë periudhës së shkollës. Mundohej të dukej sa më femërore në veshje, por më kot!

Edhe Taylor Hill nuk e gëzonte simpatinë e meshkujve në shkollë, ndërsa sot, ata mundohen t’i afrohen duke i thënë se kanë ndjekur të njëjtat leksione. Megjithatë, modelja kujton se në vitet e gjimnazit ajo ishte inekzistente për shoqërinë e tyre.

Modelja Marth Hunt kërkonte t’u bëntë përshtypje meshkujve, por ishte shumë e gjatë dhe e shtrëmbër. Ajo është zhvilluar pak me vonesë dhe tregon se ka qenë më e shëmtuara e klasës!

Që të kishte probleme edhe Irina Shayk nuk na e merrte mendja! Ajo, madje dëshironte që të ishte mashkull, që të kishte më pak probleme. Askujt nga seksi i kundërt nuk i dukej tërheqëse Irina!

Modelja Joan Smalls në adoleshencë ëndërronte të dukej seksi, por ishte tepër e dobët. Ajo vishte nga dy palë geta që të dukej me forma pak më të mbushura. Iu deshën kohë që të pranonte realitetin!

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF