KreuBusull

Këngëtarët latinë që na hoqën trurin!

Ata janë këngëtarë, janë të rinj dhe pjesë e Pop-it Latino-Amerikan. Na kanë pushtuar tërësisht, janë tërheqës e të parezistueshëm në look dhe muzikën që bëjnë.

Cili është sekreti i tyre? Një përzierje e zgjuar e tingujve latinë dhe dozës masive të sensualitetit që i karakterizon. Ata spikasin në majat e klasifikimeve muzikore kudo në botë, janë shndërruar me të vërtetë në ‘mite’ në sajë të këngëve të tyre me ritme tërheqëse latine. Hiti ‘Sofia’ i këngëtarit Alvaro Soler ishte më i kënduari e më i kërcyeri i verës së kaluar. Spanjoli Enrique Iglesias me hitet ‘Bailando’ dhe ‘Duele el corazon’ vijon të ketë sukses prej vitesh në arenën ndërkombëtare. Mos të flasim për hitin ‘Despacito’ që dëgjohet kudo me volumin na maksimum këtë verë, një hit i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee i cili ka arritur dy miliardë e gjysmë klikime dhe gjashtë disqe platini.

Një fytyrë e re latino-amerikane që po ndjek me sukses gjurmët e tyre është edhe 23 -vjeçari kolumbian, Maluma me debutimin e ‘Felices los 4’ në skenat ndërkombëtare. Nicky Jam, përfaqësues i rrymës Reggaeton, Ozuna, Prince Royce, grupi CNCO janë të gjithë meshkujt latinë më të suksesshëm e më të kërcyer të momentit. Megjithatë, nuk mbetet pas as figura portorikane e Ricky Martin, hitet e së cilit ‘Maria’,  ‘La Bomba’ apo ‘Livin la vida loca’  ende sot u sjellin alegri publikut të të gjitha moshave.

Po ju, a i njihni këta yje? Fotot i keni të gjitha në galeri!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF