Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur

Industria muzikore ka pësuar sot një tronditje nga humbja në mënyrë të papritur të një këngëtari veteran.

Në mëngjesin e ditës së sotme policia e Los Angles ka gjetur në rezidencën e tij private në Palos Verdes Estates këngëtarin Chester Bennington. Bëhet fjalë për vokalistin e njohur të bandës së rrokut Linkin Park i cili jetonte aty me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët.

Policia ka raportuar se 41-vjeçari është vetëvarur. Ai vuante prej vitesh nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit dhe e kishte përmendur edhe më parë kryerjen e vetëvrasjes. Këngëtari kishte një miqësi të ngushte edhe me Chriss Cornell, i cili kreu po këtë akt vdekjeprurës në muajin Maj.

Linkin Park kanë shitur mbi 70 milionë albume muzikore në të gjithë botën dhe kanë qenë fitues dy herë të çmimit ‘Grammy Awards’. Zëri i Bennington konsiderohej disi i çjerrë, por mjaft i fuqishëm dhe emocional. Albumi i fundit i bandës i nxjerrë brenda këtij viti titullohet ‘One more light’, pjesë e 200 këngëve më të mira të Billboard.

U prehsh në paqe Chester!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *