KreuCelebrity

Përgjigja modeste e Kate, kur fansat e quajtën perfekte…

Familja Mbretërore angleze preferohet nga shumë vende të botës, e një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe Princeshë Diana. Shembullin e saj po ndjek sot Kate Middleton, që pavarësisht se ruan dhe respekton çdo herë etikën rojale, po shkëlqen në një tjetër aspekt.

Çdo gjë që vesh Kate shndërrohet në paraqitjen e lakmueshmë që të gjithë do të dëshironim ta kishim. Influencë e madhe në stil, Middleton po pëlqehet akoma dhe më shumë nga publiku. Momentalisht në një tur në Gjermani, çifti mbretëror ka ndërmarrë iniciativën për të vizituar vende të ndryshme të Europës. Një prej tyre ka qenë dhe Polonia, vend në të cilin Kate ka takuar një grup studentësh, adhurues të Dukeshës.

Shumë të entuziazmuar, ata e kanë komplimentuar Middleton, duke e cilësuar si të bukur dhe perfekte. Por, mesa duket Kate nuk ndan të njejtin mendim me ta, e për këtë është treguar shumë modeste. ‘Oh jo, është thjesht grimi’, ka thënë Dukesha duke buzëqeshur. Sa e thjeshtë, Kate!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF