ABA 21st Fine Restaurant, fiton ҫmimin e Ekselencës në Wine Spectator 2017 0 260

Platforma prestigjioze e vlerësimit të etiketave të verërave dhe restoranteve me karakter gourmet dhe fusion ne mbarë botën, Wine Spectator ( http://www.winespectator.com  ),  ka shpallur listën e restoranteve fitues për vitin 2017; ndërmjet fituesve, një nga restorantet më ekskluziv në Tiranë, ABA Twenty First shpallet fituese e Ekselencës për larmishmërinë dhe përzgjedhjen e produkteve të vecanta të menusë si dhe kantinën unike në rajon me mbi 13,000 etiketa verërash. Procesi i përzgjedhjës në këtë kompeticion, është një barometër solid, matës dhe tregues i një selektimi të kujdesshëm e të vecantë që ne kryejmë në produktet dhe etiketat tona, të cilat komplementojnë më së miri me standartet e larta të restorantit, atmosferën dhe shërbimet ekselente që ai ofron.

Wine Spectator është autoriteti lider botëror, në fushën e verës. Ankoruar nga revista Wine Spectator, botim që arrin deri në 3 milion lexues në të gjithë botën, kjo firmë përfshin edhe faqen e web-it WineSpectator.com, platforma telefonike, si dhe një seri eventesh të shënjuara. Kjo kompani ekzaminon botën e verës, nga vreshtat, në tavolinë, duke eksploruar kështu rolin e kësaj pije në kulturën kontemporane, ashtu sikurse ofron vlerësimet e ekspertëve për më shumë se 18,000 lloje verërash, ҫdo vit. Kompania partnere M. Shanken Communications, Inc., gjithashtu publikon Cigar Aficionado, Whisky Advocate, Market Watch, Shanken News Daily dhe Shanken’s Impact Newsletter.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *