KreuFashion

Dëshironi që dhoma juaj të duket më e madhe? Ja se si të veproni

Ҫfarëdo shtëpie që të keni, e kuptojmë që gjithmonë do t’ju krijohet ndjesia, që hapësira që zotëroni nuk është e bollshme. E si për të mos mjaftuar kjo, krijohet përshtypja e ambjenteve të vogla, të cilat askush nuk dëshiron t’i shohi.

Por, ja që ekziston mundësia e iluzionit të ambjenteve më të mëdha nga realja, e kjo falë arredimit të përshtatshëm. Një pjesë jo e vogël e njerëzve preferojnë që të ngarkojnë dhomat me orendi të ndryshme, e kjo është e drejta e ҫdokujt, për aq kohë sa i pëlqen personit vetë. Ҫfarë nuk shkon në këtë rast, është mbyllja dhe kufizimi i hapësirës, që bën ambjentin përreth të duket më i vogël, më i mbyllur e pa sipërfaqe të mjaftueshme. Si mund ta zgjidhni një problem të tillë? Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Krijoni hapësira brenda mureve, për të vendosur artikujt e panevojshëm

Përdorni mobilje apo aksesorë transparentë

Mos i nënvlerësoni kurrë pasqyrat!

Përpiquni të gjeni zgjidhje sa më multifunksionale

 

Kërkoni për detaje të përmasave të mëdha

Kombinoni dy artikuj në një

Arredoni vertikalisht: raftet janë gjithmonë zgjedhja më e mirë!

Ndani hapësirën duke përdorur detaje të ndërthurura vertikalisht e horizontalisht

Kërkoni ndonjëherë mendimin e një profesionisti

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF