Jeni natyrë romantike? Hidhini një sy super-paraqitjeve të këtij sezoni

Sa e sa herë kemi folur për trendet, modën që shkon e vjen, tendencat më të fundit. Ashtu sikurse kemi theksuar gjithmonë që pavarësisht gjithҫkaje, ajo ҫfarë ka më shumë rëndësi është stili personal. Dhe vazhdojmë të insistojmë në këtë mendim, duke iu dhënë kështu sugjerime për ҫdo preferncë tuajën.

Këtë herë, sjellim paraqitje krejt ndryshe, larg klishesë, plot me ngjyra të ëmbla e modele të gjatë. Pa shfaqur shumë nga trupi, stili romantik i këtij sezoni vjen tejet unik. Shumë më pranë klasikes, disa prej tyre inspiruar edhe nga ‘Gone With the Wind’, fustanet që do të shihni në galeri do të bëjnë të duket sikur shprehin gjithë ҫfarë shihet në verë, e kjo falë larmishmërisë së koloreve të përdorura. Bojëqielli, bezhë, portokalli, e verdhë – janë të gjitha këto përzgjedhje, që të ҫojnë drejt detit, kohës së shndrritshme me një ditë me diell, rërës, perëndimit të diellit e shumëҫka tjetër që shijohet vetëm dhe vetëm në këtë sezon. Ju sigurojmë, që të gjithë natyrat romantike do të dashurohen pas këtij koleksioni, e pse jo, do të inspirohen për blerjet e ardhshme për ditët e nxehta. Klikoni në galeri për 6 paraqitjet më të mira.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *