KreuCelebrity

Kim Kardashian, bomba që i la të gjithë gojëhapur në eventin e Balmain

Kim Kardashian di se si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes kur shfaqet në publik, që nga streçet e tejdukshme, fustanet transparentë e pa reçipeta. Në mbrëmjen e kaluar, në festën e Balmain ajo pati një paraqitje mbresëlënëse, ishte veshur me një palë mini-reçipeta të bardha sportive e një fund të gjatë deri në fund të këmbëve, disenjuar nga Balmain.

Me këtë siluetë trupore dhe një kofshë të zbuluar Kardashian nuk mund të kalonte pa u vënë re, të gjithë u mahnitën nga kjo paraqitje e yllit me flokë të drejta e cila ia vodhi krejt vëmendjen ceremonisë. Kjo ceremoni u mbajt në Los Angeles dhe festohej bashkëpunimi i brand-it Balmain, party nën ritmet Beats të Dr.Dree.

E gjithë kjo paraqitje e nxehtë e Kardashian, pati edhe disa sakrifica të vogla. Ajo i rrëfeu prapaskenat në Snapchat ku tregoi se pjesa e sipërme e veshjes, reçipetat i ishin bërë me make up gjatë përgatitjes dhe i ishte dashur t’i pastronte. Gjithashtu ishte djegur edhe me tharëse. Gjithsesi, mbetet një yll! Si ia bën që ia del mbanë kurdoherë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF