Ekspozita e fustaneve DIOR është thjesht një ëndërr…! 0 9

Një ndër shtëpitë më të mëdha të modës feston 70-vjetorin e krijimit të saj. Dior është një nga emrat më të dëgjuar e më të preferuar sot për sot. Me rastin e këtij eventi, kjo firmë veshjesh ka sjellë veshjet më ikonike në Musée des Arts Décoratifs në Paris.

Si mund të festohet më së miri një rast i tillë? Kthimi pas në kohë ka qenë zgjidhja më perfekte e mundshme për Dior, në këtë event kaq të veçantë. Plot 300 fustane përrallor janë ekspozuar për këtë ditëlindje të 70-të, e do të qendrojnë në këtë muze deri më 8 janar të vitit të ardhshëm. Modelet me korse, të fryra në pjesën e poshtme, janë ato çfarë bien më shumë në sy, ashtu sikurse dizenjot me lule e prerjet disi më të shkurtra të sjellin shumë më pranë modernitetit. Në galeri do të gjeni disa nga pamjet më pikante të kësaj ekspozite, e ju sigurojmë që fustanet që do të shihni do t’ju çojnë në një botë ëndrrash…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *