KreuBusull

Adrola Dushi kopjon gjestin e David Beckham

Tashmë është bërë një trend në rritje që shumë prindër i ekspozojnë fëmijët në rrjetet e tyre sociale. Ata nuk ngurrojnë të shfaqin dashurinë përmes postimeve të fotove dhe videove në të cilat tregojnë se si i edukojnë, duke tentuar t’i bëjnë edhe ata po aq të famshëm sa veten.

Vetëm pak kohë më parë, ne media u përfol shumë gjesti i David Bechkam i cili shfaqej në foto duke puthur në buzë vajzën e tij të vogël Harper. Ky gjest e kryqëzoi Beckham-in, një baba shembullor i cili është parë të puthë edhe djemtë e tij, po në buzë.

Sot, këtë gjest e kemi parë te një ish-Miss, tek modelja e njohur Adrola Dushi. Adrola gjithashtu preferon të ndajë në Instagram momentet e kaluara me të birin Troin, i cili ka një ngjashmëri të madhe me të ëmën. Megjithatë, ndjekësit e bukuroshes nga Rresheni nuk janë treguar kaq të pamëshirshëm sa ata të futbollistit. i kanë komplimentuar dhe uruar të dy, nënë e bir!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF