KreuKuzhine

Ëmbëlsojini të dashurit tuaj me këtë super  Cheesecake me kafe     

Amvisa! Ju e dini me të vërtetë kuptimin e plotë të shprehjes ‘Dashuria fillon nga stomaku!’. Kemi menduar t’ju ëmbëlsojmë ditën e sotme me një recetë me shije fantastike: Për sot ju sugjerojmë Cheesecake me kafe! Do të keni gati një ëmbëlsirë pa shumë shpenzime e mundim!

Përbërësit për bazën: 80g gjalpë i shkrirë, 160g biskota të thata, 2lugë të vogla kafeje ekspres.

Përbërësit për mbushjen: 150g mascarpone, 150g gjizë, 250g pana e freskët, 8g xhelatinë, 40g kafe e shkurtër + gjysmë luge nescafe, 110g sheqer në trajtë kremi ëmbëlsirash.

Për dekorin e pjatës ju nevojitet: sheqer pluhur, kakao pluhur, kokrra të pjekura kafeje.

Për të përgatitur bazën e kësaj ëmbëlsire ju duhet që të grini imët biskotat e më pas t’i bashkoni me gjalpin dhe kafenë. Përziejeni mirë masën e krijuar, vendoseni në një enë dhe futeni në frigorifer.

Për të përgatitur mbushjen veproni kështu: përzieni mirë më lugë mascarponen dhe gjizën dhe më pas shtoni sheqerin në formë kremi. Në kafenë e nxehtë hidhni neskafenë dhe xhelatinën dhe shtoni gradualisht masën e krijuar nga përzierja e mascarpones. Shtoni dhe përzieni me delikatësë panën. Nxirrni nga frigoriferi enën me bazën me biskota dhe vendosjani mbushjen përsipër. Lëreni sërish në frigorifer për 3-4 orë.

Përpara se ta servirni kërë cheesecake me shije kafeje, ju këshillojmë të zbukuroni pjatën me kakaon dhe sheqerin pluhur, si dhe me disa kokrra të pjekura kafeje plot aromë. Ju bëftë mirë!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF