Ja truket se si të darkoni jashtë pa shtuar në peshë! 0 160

Është verë dhe shpesh e harrojmë ekzistencën e palestrës dhe sakrificat që bëjmë përgjatë gjithë vitit për të ekspozuar trupin në këtë stinë! Jemi më në humor dhe dëshirojmë vetëm që të argëtohemi!

Jo vetëm kur jemi me pushime, por edhe në qytet na ndodh më shpesh tani që të konsumojmë disa vakte jashtë shtëpisë, pothuajse gjithmonë. Ne ju japim këshilla që të dilni e të argëtoheni darkave jashtë, pa u shqetësuar nëse do të merrni ndonjë kile më tepër. Ndiqni këto truke të vogla!

Zgjidhni të konsumoni një pjatë të vetme! Është më mirë për ju që të fokusoheni tek një pjatë kryesore se sa tek disa të tilla. Kjo zgjedhje ju shërben për të mbajtur nën kontroll kaloritë, është më mirë të fokusoheni në racionin tuaj e jo të provoni disa lloje pjatash.

Bëni mirë të keni ngacmuar diçka përpara se të uleni në restorant. Kjo do të shmangë që të konsumoni fetat e bukës apo ndonjë brusketë due pritur që të vijë porosia juaj. Pini edhe dy gota me ujë përpara konsumimit të vaktit për të përshpejtuar metabolizmin.

Planifikojini me zgjuarsi menutë: në qoftë se keni vendosur të konsumoni pica për darkë, atëherë mundohuni që në vaktin e drekës të hani një sallatë dhe të shmangni brumërat apo makaronat.

Tregoni kujdes me sallatën, nuk është gjithmonë e lehtë! E keni parasysh kur porositni një sallatë me ullinj të zinj, patate, misër, mocarela dhe avokado? Kjo përzierje është një bombë e vërtetë! Thojini po proteinave, por jo të marra së bashku! Pra, një sallatë me vezë, ose me ton ose me mocarelë, por jo të gjitha bashkë!

Ëmbëlsirat! E kush nuk i do? Në qoftë se nuk bëni dot pa një mëbëlsirë në fund, ju sugjerojmë një sorbeto në vend të akullores! Është më i lehtë pasi përgatitet me ujë e jo me qumësht!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *