5 ushqime surprizuese, që ngadalësojnë mplakjen e lëkurës!

Një nga problemet kryesore të njeriut (e këtu, fatmirësisht, gjinia nuk përbën ndryshim) është padyshim kalimi i viteve. Përpos përshpejtimit drejt fundit, ajo çfarë shqetëson më shumë është gjurma që lë koha në fizikun tonë. Zbardhja e flokëve, trupi jo më i tonifikuar e rrudhosja e lëkurës shndërrohen sa në bezdisje, aq edhe në stres për çdokënd. Përveç kremërave apo trajtimeve të ndryshme estetike, sekreti i një fytyre jo të mplakur është edhe mënyra se si ushqehemi. Studimet më të fundit kanë zbuluar se pesë produktet e mëposhtme, do të bëjnë mrekullinë për atë që keni dashur të shmangni gjithmonë:

1. Frutat e thata
Të pasura me vitaminë E, konsumimi i një lënde të tillë ushqimore do të ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e dëmeve të shkaktuara nga dielli, si dhe bën të mundur ngadalësimin e radikaleve të mplakjes, falë përmbajtjes amino-acide.

2. Kafeina
Kafeina ndihmon në rikonstrukturimin dhe stimulimin e venave të gjakut, që nuk sjell gjë tjetër veçse shkëlqimin dhe ruajtjen e freskisë së lëkurës.

3. Djathi Mozzarella
I lidhur drejtpërdrejtë me pjesën më të rëndësishme të fytyrës: buzëqeshjen! Tejet i pasur në kalcium, Mozzarella mbron smaltin e dhëmbëve, ashtu sikurse lufton bakteriet, që shkaktojnë zverdhjen e tyre.

4. Rrushi
Vitamina C, e cila është më dominantja në këtë frut, nxit rritjen e nivelit të kolagjenit, që siç e dimë, luan rol kyç për një lëkurë sa më të re.

5. Arrat
Tejet të pasura në acide omega-3. Këto të fundit, rrisin nivelet e hormoneve, që parandalojnë shfaqjen e rrudhave për një kohë të gjatë. Rekomandohet të konsumohen çdo ditë, shoqëruar me sallatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *