KreuCelebrity

Ky detaj i fustanit të Kate në Gjermani, është zgjedhja më e zgjuar e saj!

Turi europian i Princit dhe Dukeshës së Anglisë vazhdon, e çdo paraqitje e Kate tërheq vëmendjen çdo herë e më shumë. Gjatë vizitës në Poloni, sytë e mprehtë të fansave zbuluan se veshja e Middleton korespondonte me detaje nga kultura polake, ndërsa fustani i saj, përzgjedhur për prezantimin në Gjermani ka qenë një lëvizje e zgjuar nga ana e Dukeshës.

Fillimisht, veshja i ishte besuar një stilisti gjerman, për nder të vendit përfaqësues. Por, kjo nuk ka qenë e gjitha. Përpos dizanjit me gjethe jeshile, ajo çfarë nuk ka kaluar pa u vënë re ka qenë detaji i shqiponjave fluturuese. Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, shqiponja është shpendi nacional i Gjermanisë, çka i jep një tjetër vlerë kontributit të Middleton gjatë kësaj vizite. Është vlerësuar ky si një gjest tejet inteligjent nga ana e Dukeshës, që deri më tani nuk ka gabuar kurrë. Wow! Sa e kujdesshme, Kate…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF