KreuFashion

Për një prekje moderne në shtëpi zgjidhni ngjyrën rozë!

Është një ngjyrë delikate dhe femërore, ju tregon shik dhe në të njëjtën kohë ju jep një prekje më të gjallëruar. Roza është një ngjyrë tendencë për dekorin e shtëpisë suaj në këtë sezon.

Sigurisht, nuk ju sugjerojmë të vishni gjithë shtëpinë me këtë ngjyrë, si shtëpia e një kukulle Barbie, por ju sugjerojmë disa tonalitete të ndërmjetme pink, çiklaminë apo një ngjyrë të ëmbël pjeshke për t’i dhuruar një pamje të re ambienteve të shtëpisë suaj në çfarëdolloj stili ta keni arreduar atë.

Roza është moderne, pop, shik, ngjyrë e gjallë edhe klasike. Nëse adhuroni tonalitetet e kësaj ngjyre, ju ftojmë të shfletoni galerinë, do të gjeni ide për një stil të veçantë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF