Përvjetori horror i martesës së Channing Tatum dhe Jenna Dewan!

Ata janë një nga çiftet më të dashur në Hollywood, që nga dalja e parë publike, e deri më sot. Channing Tatum, i preferuari i femrave, e Jenna Dewan, bashkëshortja e tij simpatike, kanë festuar përvjetorin e martesës, e deri këtu gjithçka shkon në rregull. Me siguri po mendoni për një festë private mes miqsh në Los Anxhelos, apo po përfytyroni dhoma të mbushura me lule dhe tullumbace…Eh, në fakt ka qenë një eksperiencë më pranë një filmi horror!

Jenna ka rrëfyer se bashkë me Channing, kishin vendosur të kalonin disa ditë në një kabinë të shkrehtuar, pa asnjë kontakt me jetën e përditshme. Lokalizuar në mes të një pylli, ky vend konsiderohet mjaft sekret, e të tillë ka vendosur ta mbajë dhe Jenna. Pa telefon apo çdo lloj tjetër forme komunikimi, i vetmi kontakt me internetin ishte një klub i vogël pranë këtij vendqendrimi. Aktorja ka treguar me shaka, se si një ditë ajo dhe Tatum kishin deklaruar se do të dilnin për një shëtitje veçmas…Përfundimi? Ishin takuar tek klubi i internetit!

Edhe pse ngjason pak horroreske kur e dëgjon, Jenna ka treguar se çifti nuk e ka patur aspak problem këtë pjesë, duke shijuar kështu në maksimum kohën me njëri-tjetrin. Uh, goxha guxim dyshja Tatum! Po ju, do e provonit diçka të tillë me të dashurin e zemrës tuaj?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *