KreuCelebrity

Shkëlzeni dhe familja e Arminës, bashkë në fundjavë

Ajo është e angazhuar me profesionin e saj si blogere, e kjo na bën të shohim shpesh postime nga Armina. Dy ditët e fundit të javës, Mevlani shihet më tepër pranë bregdetit, por e diela që lamë pas ka qenë një zgjedhje krejt ndryshe.

Nuk ndodh shpesh ta shohim nën shoqërinë e Shkëlzenit, e kjo për shkak të zgjedhjeve personale të çiftit. Por, këtë herë, Berisha i është bashkuar prindërve të Arminës, e kjo e fundit nuk mund ta anashkalonte pa postime këtë takim. Mesa shihet, të katërt kanë kaluar drekën nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke bërë kështu të shohim portretin e një familje që rrallë herë i shohim të bashkuar. Figura e Arben Mevlanit shfaqet çdo natë në edicionin e lajmeve në televizionin Klan, e prania e tij në ekran shpesh na distancon nga fakti se Armina dhe Shkëlzeni janë pjesë e pandashme  e jetës së moderatorit. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF