KreuCelebrity

VIP-at zbulojnë çfarë urrejnë në pamjen e tyre të jashtme!

Perfekte, shpërthyese, bombastike, seksi, frymëzuese…Sa e sa të tjera epitete i kemi përcaktuar një këngëtareje, aktoreje apo modeleje. Bukuria që i karakterizon është krejt e pamohueshme në sytë tanë, e kjo është nga arsyet e shumta pse shumica shndërrohen në idhuj.

Gjithmonë të kuruara, deri dhe në detajet më të vogla, të famshmet duken më shumë se të sigurta gjatë prezantimit në publik, e jo vetëm. Epo, ja që ndodh krejt e kundërta, për aq kohë sa fama apo pasuria nuk i bën më shumë/më pak njerëz se pjesa tjetër e mbetur. Si të gjithë femrat, edhe personazhet më të dashura për ne kanë pasiguri të theksuara kur vjen puna tek fiziku. A e mendonit se diva Beyonce nuk i shihte dot me sy këmbët dhe veshët e saj, aq sa sigurohej që këto të fundit të mos shfaqeshin as kur frynte erë në skenë? A mund ta imagjinoni, që Rihanna mendon se nuk ka ende vithe aq të bukura? Ja pra, që ekziston një listë e tërë VIP-ash, që pjesë të caktuara të trupit i kanë kompleksuar pa masë. Ndiqni emrat e mëposhtëm:

Kylie Jenner – buzët
Kate Moss – këmbët
Kim Kardashian – fijet e tepërta të flokëve, në ball
Kristen Stewart – madhësia e veshëve
Beyonce – këmbët dhe veshët
Olivia Wilde – fytyra në tërësi
Chrissy Teigen – trupi
Jessica Alba – këmbët dhe vithet
Rihanna – vithet
Miley Cyrus – trupi në tërësi
Victoria Beckham – fytyra me akne
Gigi Hadid – lëkura

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF