KreuBusull

Adrola Dushi riposton foton me komentet negative: ‘Mos më tregoni si të shfaq dashurinë ndaj djalit tim.’

Modelja Adrola Dushi ndan rregullisht në rrjetet sociale foto me të birin Troin. Fotoja e fundit në të ciliën shihej se e puthte të birin në buzë, shkaktoi shumë polemika, si edhe një lumë kritikash, ofendimesh dhe komente negative ndaj saj. Për këtë arsye, nisur nga reagime të till atë ndjekësve, ajo u detyrua ta fshinte nga Instagrami këtë foto aq të dashur për të.

Modelja nga Rresheni ka vendosur ta rikthejë papritur edhe një herë këtë foto, për habinë e të gjithëve duke kritikuar e revoltuar të gjithë komentuesit negativë të cilët e quajtën këtë foto të papërshtatshme për të treguar dashurinë nënë e bir. Ja se çfarë shkruan ajo në këtë ripostim:

‘Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.’

Mesa duket, edhe pse me pushime modelja nuk ka ngurruar t’u kundërpërgjigjet ndjekësve dhe të ripostojë këtë foto të dashur për të!

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF