KreuCelebrity

Komedi amerikane: Trump bllokon Teigen në Twitter…

Chrissy Teigen njihet për natyrën e saj të hapur, pa komplekse për të shprehur opinionin publik për të tjerët. Shënjestra e saj prej nëntë vitesh ka qenë Donald Trump, komentet negative për të cilin nuk janë kursyer aspak nga ana e modeles.

Por, kanë mjaftuar pesë fjalë në anglisht për të detyruar Trump të bllokojë Teigen në Twitter. Modelja ka shkruar: “Asnjë nuk të pëlqen ty”, në emër të Presidentit amerikan, e kjo mesa duket e ka nervozuar së tepërmi trashëgimtarin e biliona dollarëve. “Pas 9 vitesh urrejtje për Trump, u deshën pesë fjalë për t’i rënë në të”, ka shkruar Chrissy, duke shkaktuar jo pak humor në rrjetin social.

Fansat kanë filluar menjëherë me krijimin e meme-ve nga kjo situatë, duke favorizuar, padyshim, modelen. Trump mund të përflitet shumë, por një gjë është e sigurt: në Amerikë sapo ka lindur një yll i ri komedie…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF