KreuBusull

Michael Kors sapo bleu Jimmy Choo për një çmim marramendës!!!

Michael Kors është në proçedurë e sipër për blerjen e Jimmy Choo, sipas deklaratave të të dy firmave këtë të martë. Çmimi i paguar nga Kors është plot 1.2 BILION dollarë, ndërsa markat do të marrin veçmas nga 3 dollarë për shitje.

Kjo nuk është një tekë, por një iniciativë e ndërmarrë për të promovuar shitjen e emrave të njohur të modës, në dyqanet e zakonshëm të veshjeve. Një lëvizje e tillë do të sjellë uljen e çmimeve pikërisht në këtë sektor. Kështu, shitjet do të jenë gjithnjë e më në rritje, e firmat e shtrenjta nuk do të privohen më nga shifrat e larta.

Edhe pse shitja tashmë është në përfundim e sipër, kjo nuk do të thotë shumë për stafin e Jimmy Choo. Bordi drejtues do të vazhdojë të mbetet i njejti, ndërsa Kors do të sjelli ide të reja në krijimin kryesisht të këpucëve, duke ruajtur autenticitetin e kolegut të tij. Super lëvizje mes dy firmave kjo…!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF