KreuCelebrity

Destinacioni i radhës së Elvana Gjatës do ju lumturojë pa masë!

Mund të themi pa dyshim se Elvana Gjata është këngëtarja më e dashur për publikun shqiptar!

Ylli i muzikës shqiptare ka qenë prej kohësh duke tentuar të ecë me hapa gjigandë drejt karrierës muzikore botërore dhe ka treguar se po ia del mbanë! Kënga  e saj e fundit u shndërrua menjëherë në një hit të padiskutueshëm të verës! ‘Forever is over’ me David Guetta-n rezultoi një bashkëpunim tepër i suksesshëm për këngëtaren.

Pasi na ka treguar udhëtimet dhe pushimet e saj përmes Instagramit, Elvana na zbuloi vendndodhjen e saj pak më parë. Ka një lajm të mirë për fansat, ajo po vjen në Tiranë!

Këngatarja ka postuar një foto me location ‘Tirana International Airport Nënë Tereza’. Mesa duket ajo po kthehet në vendlindje, e veshur bukur dhe mjaft verore. Kanë qenë të menjëhershme komentet pozitive të ndjekësve që kanë vërshuar në këtë postim të cilët e kanë komplimentuar dhe i kanë uruar mirëseardhjen Elvanës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF