KreuCelebrity

Kate Moss zbret e treta në listën e modeleve më të paguara britanike

Ishte prej disa vitesh tashmë, modelja më e paguar angleze, por Kate Moss duket se renditet e treta në këtë listë, për t’i lënë vendin koleges më të famshme të momentit.

Cara Delevingne gëzon një status të tillë që sot e tutje, me një fitim prej 8 milion paund në vit. Kjo, falë bashkëpunimeve me kompani si Chanel, Rimmel dhe Puma, të cilat janë gjithnjë e më të interesuara në imazhin e modeles për spote apo postera publicitare. Për një kohë jo fort të gjatë, Delevingne ka arritur 40.4 milion ndjekës në Instagram, ashtu sikurse të ardhurat nga pjesëmarrja në projektet filmike të Hollywood-it, kanë ndikuar në këto fitime marramendëse.

Kate Moss ndodhet aktualisht në vendin e tretë, menjëherë pas Rosie Huntington-Whiteley. Ndërsa, motra e Moss nga nëna renditet e dhjeta, me vetëm 1 milion paund fitime vjetore. Një shenjë jo fort e mirë për Kate…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF