KreuFashion

Adhuroni ngjyrën e arit? Ja bizhuteritë më të bukura për këtë sezon

Edhe pse tashmë larmishmëria e materialeve nuk ka të sosur, floriri mbetet i preferuar për një pjesë të konsiderueshme njerëzish. Përfaqësues i shtrenjtësisë, bizhuteritë e këtij lloji mbeten ende një objektiv blerje për të gjithë adhuruesit e arit.

Edhe pse nuk mund të klasifikohen si të përshtatshme për një sezon apo një tjetër, kjo nuk do të thotë që të mos ju zgjojmë pak imagjinatën. Jemi në periudhën e lëkurës së bronxtë, veshjeve pa mëngë e dekolteve të hapura. Vetëm mendoni: cila ngjyrë do të shkonte pafund me nuancën e kaftë të lëkurës? E verdha karakteristike e arit tërheq shumë vëmendje, duke bërë kështu të përfaqësoheni plot stil e klas mbrëmjeve, e jo vetëm.

Kombinuar me të zezën, aksesorët e florinjtë do të marrin një tjetër vlerë gjatë prezantimit në një event, apo në një dalje me miqtë në bar ose restorant. Përveç një prekje luksi, pamjes tuaj do t’i shtohet dhe moderniteti i kërkuar, duke i shtuar kështu pikë paraqitjes në çdo rast. Në galeri do të gjeni modelet më të bukura, që do t’ju inspirojnë për blerjet e rradhës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF