KreuCelebrity

 Jolie thyen heshtjen 10 muaj pas divorcit

10 muaj pas divorcit të bujshëm, aktorja Angelina Jolie ka vendosur të thyejë heshtjen e të rrëfejë ato momete. Të qarat në dush, kurajon nga fëmijët dhe problemet shëndetësore. Tashmë për 42-vjeçaren prioriteti i saj i vetëm mbeten gjashtë fëmijët e saj.

Fituesja e çmimeve Oscar ka pranuar të rrëfejë momentet më të vështira në ‘Vanity Fair America’ dhe do të jetë protagoniste në kopertinën e saj në muajin shtator.

“Ka qenë momenti më i vështirë”, -thotë Jolie. “Tani po marrim frymë sërish”. Ajo ka shtuar se shtëpia e re në të cilën po jeton bashkë me fëmijët ka shërbyer i një hap përpara për ta, duke u përpjekur që të bëjnë më të mirën dhe të shërohen një familje.

Çifti i aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan pas 12 viteve dashuri, edhe pse aktorja e pranon se prej kohësh gjërat nuk shkonin mirë mes tyre. Megjithatë ajo shton se ky nuk ka qenë një vendim i keq, ata kanë rritur gjashtë fëmijë të fortë, mondanë që dinë të reflektojnë dhe ndihet mjaft krenare për ta. Tashmë ish-çifti ruan një raport të qetë me objektivin e përbashkët që të mbrojnë interesat e familjes.

Së fundi, aktorja ka shfaqur probleme të tjera në shëndet. Ajo vuan nga një lloj paralize e rrallë faciale e cila i shkakton humbjen e kontrollit ndaj muskujve të njërës anë të fytyrës si pasojë e hipertensionit. Larg Hollywood-it dhe e përkushtuar vetëm ndaj fëmijëve, është ky roli i tanishëm i Jolie. Çdo natë ylli i kinematogrfisë, përpara se të shkojë në shtrat mendon: “A kam bërë sot një punë të mirë si nënë apo mund të kisha bërë më shumë?”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF