KreuCelebrity

Kendall Jenner replikon ndaj akuzave për ndërhyrje kirurgjikale

Është një nga të famshmet e klanit Kardashian-Jenner, edhe pse duhet theksuar se është e vetmja me një profesion të vërtetë, nga të gjithë motrat e saj. Kendall është duke shijuar në maksimum famën dhe karrierën si modele, por mesa duket thashethemet dhe akuzat që qarkullojnë së fundmi për të, e kanë shqetësuar jo pak.

Akuzuar për ndërhyrje kirurgjikale, Jenner ka marrë guximin të replikojë kundër këtyre aludimeve. “Pse të marrë iniciativa të tilla? Është absurde! Unë jam modele, nuk kam si të ndërhyjë në fytyrë!”, ka thënë Kendall e irrituar. Shkak për të tilla akuza u bë një paraqitje e hershme e modeles, në një event të mbajtur në fillim të këtij viti. “Që nga ajo kohë, lexoj vetëm komente të tipit: ‘Kendall ka fryrë buzët, mollëzat, ka tërhequr vetullat’. Çfarë gjepurash!”, vazhdon më tej Jenner, duke deklaruar se ky nuk është shqetësimi i vetëm. “Kam parë që ekziston një faqe në internet, në të cilën propagandohet vetëm urrejtje për familjen time. Ndoshta e harroni, por në fund të ditës, edhe ne jemi po aq njerëz sa ju. Kemi ndjenja dhe lëndohemi…”, ka përfunduar Kendall, duke shfaqur jo pak nga revolta e saj ndaj keqëdashësve të imazhit Kardashian-Jenner. Modelja, mesa duket, interesohet më shumë se ç’duhet për mendimin e të tjerëve!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF