Rihanna takon presidentin Macron! 0 220

Ylli i Pop-it Rihanna, së fundmi po përfshihet gjithnjë e më shumë në çështjet sociale  dhe përpjekjet  mbi edukimin global dhe duket se pikërisht kjo ka qenë arsyeja e takimit të saj me presidentin e Francës Macron gjatë ditës së djeshme.



Pas takimit të tyre në Paris, Macron u shpreh në Twitter se sfida e radhës do të jetë ndihma për 264 milionë fëmijë të mbetur pa shkollë. Gjithashtu ai ka përmendur se mbështet platformën e punëve sociale të organizatës që Rihanna ka themeluar me emrin ‘Clara Lionel’. Këngëtarja është shprehur se ky takim bashkëpunimi duhej realizuar me patjetër, në dobi të edukimit global. Ajo ka shtuar se në shtator priten ndryshime të mëdha në këtë aspekt.

Rihanna ka realizuar takime të ngjashme edhe me liderët e shteteve si Gjermania, Argjentina dhe Kanadaja duke u kërkuar ndihmë dhe mbështetje për projektet e saj mbi edukimin dhe shkollimin efektiv dhe inovativ. ‘Clara Lionel’ ka ngritur edhe programe mësimore për të lindurit e vendeve  si Brazil, Barbados, Kuba, Haiti, Xhamajka të cilët duan të studiojnë në SH.B.A, ndoshta sepse edhe këngëtarja është me origjinë nga Barbadosi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *