KreuCelebrity

A mund ta imagjinoni sa dado janë punësuar për binjakët e Beyonce?!

Që nga data 13 qershor, ardhja në jetë e Sir dhe Rumi po merr gjithë vëmendjen e nevojshme. Faktet e reja që zbulohen çdo ditë, bëjnë që fansat e çiftit Carter të jenë sy e veshë gati për t’u njohur me të rejat më të fundit. Sot po ju zbulojmë një tjetër lajm, i cili do t’ju habisë jo pak.

Binjakët kërkojnë shumë durim e përkujdesje, e këtë e thotë kushdo që ka kaluar një eksperiencë të tillë. Beyonce duket se është informuar mirë për këtë gjë, e kjo ka qenë arsyeja pse ka vendosur të punësojë…gjashtë dado për binjakët! Po, e lexuat mirë! Dadot janë në dispozicion 24 orë të ditës, pasi Sir dhe Rumi flenë dhe zgjohen në orare të ndryshme. Kjo nuk është e gjitha: pagesa vjetore për secilën thuhet se arrin shifrën prej $100,00. Duke llogaritur edhe dy të punësuarat që përkujdesen për Blue-Ivy, nga shtëpia e familjes Carter, hyjnë e dalin tetë dado në ditë.  Jo më kot çifti është ndër më të pasurit ndër kolegët…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF