KreuFashion

Adhuroni takat? Këto 6 modele do t’ju çmendin plotësisht!

Disa elementë të paraqitjes së jashtme, thjeshtë na bëjnë të themi: “sa mirë që jam femër!” Ditë e keqe? Vendos grim. Pamje monotone? Ndryshon modelin e flokëve. Veshje e mërzitshme? …Zgjedh takat!

Po, meshkujt janë fatkeq në këtë drejtim. Nëse e mendon gjatë, është vërtetë e trishtueshme që seksi i kundërt nuk do të mundet dot kurrë të provojë pushtetin e takave, elegancën dhe besimin që të fal ndjesia e të ecurit mbi to, mespërmes turmës së njerëzve. Vështirësia dhe dhimbja vijnë si faturë që duhet paguar, por në të vërtetë, gjithçka ia vlen në fund! Siç ka thënë dhe Monroe: “Nuk e di kush i ka shpikur takat, por i detyrohemi jo pak!”…Për të gjitha adhurueset e takave, në galeri do të gjeni gjashtë super-modele, që do të dëshironi t’i bëni që tani pjesë të koleksionin tuaj. Edhe për ju që nuk preferoni t’i vishni, ju sigurojmë që do të kënaqeni thjesht duke shfletuar galerinë. Marramendëse, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF