KreuFashion

Kremërat e natës – ja sugjerimet më të mira për blerjet e rradhës

Çfarë na shqetëson më shumë në të vërtetë është kalimi i viteve, që nuk harron të lërë gjurmët e veta mbi trup e lëkurë. Si femrat, ashtu dhe meshkujt nuk e kalojnë lehtë shfaqjen e rrudhave të para, e për këtë shumica stresohen jo pak mbi këto ndryshime që çdokush i pëson pas një moshe të caktuar.

Përpos qendrave estetike, maskave të ndryshme, e trajtimeve nga më të shumëllojshmet, një nga zgjidhjet e preferuara të masës është kremi i natës. Aplikimi në fytyrë i një sasie të caktuar, ka dhënë rezultatet e nevojshme mbi parandalimin e rrudhave apo njollave të mplakjes. Një alternativë e tillë preferohet nga të gjithë ata që realisht besojnë në aftësitë e metodave të jashtme për reduktimin e rrisqeve të këtyre shenjave të pashmangshme. Ne ju paraqesim në galeri 10 kremërat më të mirë të natës, që duhet t’i përfshini në blerjet e rradhës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF