KreuCelebrity

Letra romantike e Elisabeth Taylor ndaj Richard Burton, do t’ju shkrijë zemrën këtë pasdite

Njihet si një nga femrat më të bukura në botë, me një karrierë të gjatë kinematografike, e dhjetëra role ikonike. Identifikuar shpesh si Kleopatra (performanca e saj më e famshme), Elisabeth Taylor ndiqet nga një sërë historish martesash e divorcesh, skandalesh e marrëdhënieve të trazuara me bashkëshortët e saj. Një prej më të famshmeve në këtë aspekt ishte edhe Richard Burton, me të cilin u martua dhe divorcua dy herë, duke lënë kështu publikun e të tjerë të aludojnë se aktori ka qenë dashuria e vërtetë e Taylor. Më poshtë, ju ftojmë të lexoni letrën që Elisabeth i dërgoi Burton, para divorcit fillestar.

I dashur (ende) burri im,
Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndjej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë. Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrënda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë.
 
                            (Ende) Gruaja jote
P.S. Oh dashuri, mos na lër më kurrë ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqënë!
P.P.S. 10 vjet nuk janë pak!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF