Opinioni i Blendi Fevziu bën 20 vjeç, planet e ardhshme për të!

Ai është emisioni më i rëndësishëm i aktualitetit në vend. Edhe në një kohë kur televizioni nuk ka vëmendjen e dikurshme sërish Opinioni i gazetarit Blendi Fevziu vijon të jetë një nga më të shikuarit. Teksa ditët e fundit kemi parë ritransmetime të disa prej emisioneve të tij në Tv Klan, e vetë krijuesi i tij ka shijuar sezonin e verës, pak momente më parë Blendi ka bërë një njoftim, ku lajmëron se ky sezon ishte i 20-i i Opinion dhe e gjitha kjo do të celebrohet me një festë në nisje të vitit të ardhshëm televiziv. “Opinion mbylli vitin e 20 – të në transmetim. Kemi nisur në 31 Gusht 1997 dhe në shtator me një organizim të veçantë do kujtojmë 20 vitet që shkuan dhe do nisim vitin e 21 – të. Deri atëherë do botojmë momente të veçanta nga emisioni në vite”, ka postuar nga Petrela Fevziu, ndërsa e ka shoqëruar këtë postim me foton nga emisioni më i arrirë i tij në këto dy dekada atë të datës  31 Janar 2002, të debatit Nano -Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *