KreuBusull

Kush janë dy këngëtaret që po relaksohen së bashku?

Ato janë dy këngëtare të njohura të skenës muzikore shqiptare. Përveçse ndajnë të njëjtin profesion, ato janë edhe dy mikesha mjaft të mira, fotot e tyre së bashku nëpër rrjetet sociale na e dëshmojnë një miqësi prej vitesh.

Po kush janë 2 këngëtaret që kanë vendosur të pushojnë së bashku këtë të shtunë? Bëhet fjalë për Soni Malajn dhe Eneda Tarifën! Këngëtarja e hitit ‘Loca’, Soni sapo ka postuar një foto në një shezlon krahas mikeshës së saj Tarifa. Veshur me rroba banje plot ngjyra, që të dyja këngëtaret duken  tepër të relaksuara.

Ato kanë edhe nga një të përbashkët tjetër: Kanë të dyja nga një vajzë të vogël, Soni ka Anna-n, ndërsa Eneda Arian.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF