KreuCelebrity

5 sekrete të vjetra bukurie nga ikonat e mahnitshme të Hollywood!

Nëse mendoni se sekretet e bukurisë janë zbuluar në ditët e sotme, gaboheni më shumë se ç’duhet. Yjet e Hollywood-it të shumë dekadave më parë, mund të mos kenë patur mundësitë e operacioneve shumë të avancuara plastike, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë e dukshme në fizikun e tyre, ishte po aq natyrale sa të gjithë imagjinojmë. Vajzat ikona hollivudiane, kanë përdorur truke nga më të ndryshmet, për ruajtjen apo përmirësimin e figurës që ne kujtojmë dhe sot. Ne kemi përzgjedhur pesë prej tyre, sekretet estetike të së cilave, do t’ju lënë pa mend:

Marilyn Monroe


Buzët e plota të aktores vinin si rezultat i aplikimit të pesë shtresave të ndryshme, të cilat konsistonin në theksimin e konturit të jashtëm me ngjyrë të errët, dhe vendosjen pak nga pak të nuancave më të çelura në qendër të buzës.

Elisabeth Taylor


Mund t’ju ngjasojë e çuditshme apo qesharake, por Taylor vodhi vetëm diçka nga Kleopatra: heqjen e qimeve dhe qelizave të vdekura të fytyrës me brisk. Po, disi bizare, por rezultatet ishin mahnitëse.

Audrey Hepburn


E famshme për qerpikët e saj të gjatë e të dendur, sekreti i Audrey-t qendronte në faktin se, pas aplikimit të rimelit, aktorja i ndante fijet e qerpikëve një nga një me gjilpërë të hollë.

Sophia Loren


Origjina italiane e Loren mesa duket ka ndikuar dhe në sekretet e saj të bukurisë. Shkëlqimi dhe butësia e lëkurës së artistes vinte si pasojë e shtimit të disa pikave vaj ulliri në vaskë, si dhe përdorimin e të njejtit lloj për lyerjen e lëkurës në përdutshmëri.

Bette Davis


Sytë poetikë të aktores kujtohen me shumë dashuri edhe sot. Truku pas kësaj fshihet në vendosjen e fetave të trangullit në sy gjatë natës, si dhe aplikimin e vaselinës tek rrathët e zinj poshtë këtij tipari.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF