KreuCelebrity

Ëndrrat e një dite vere të…Albana Osmanit!

Ky sezon nuk ka qenë aspak i shkurtër për Albana Osmanin, e deri më tani kemi parë jo pak nga pushimet e saj. Favorizuese e klimës bregdetare, moderatorja ka zgjedhur Turqinë e Maltën për të kaluar ditët e nxehta. U përfol shumë për paraqitjen e saj, e komentet nisën që nga tatuazhi në zonën intime (i dukshëm nga kostumi i plazhit), deri tek format e pëlqyeshme fizike. Por, dita e dielë ka nisur plot kreativitet për Albanën, e cila ka postuar një foto që ka shkaktuar jo pak të qeshura.

Moderatorja në një varkë me…Cristiano Ronaldon (!) – ndër imazhet e para që sheh në Instagram këtë ditë të shtatë të javës. E gjitha ka qenë, sigurisht, një shaka nga ana e Albanës, e cila nuk është mjaftuar me kaq. Të shumtë kanë qenë ndjekësit e Osmanit, të cilët e kanë trajtuar plot humor situatën. Po me të njejtin sens kanë qenë dhe përgjigjet e prezantueses, që ka shkëmbyer plot batuta në lidhje me binjakët e futbollistit. Ashtu sikurse i është drejtuar një komentueseje: “Ky [kostumin] e ka me lule karafili”, pasi ndjekësja e ka ngacmuar Albanën në lidhje me kostumin e saj të plazhit me luledielli. Epo, duhet pak humor fundjavave, apo jo. Në galeri do të gjeni postimin e plotë. Shkojnë ndopak si çift?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF