KreuCelebrity

Flori Mumajesi: “Anulloj çdo datë të koncerteve të mëtejshme!”

Është një ndër këngëtarët më të kërkuar të sezonit e veror, e kjo falë angazhimit të tij për prodhime e projekte të reja. Mes shumë datash për koncerte, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Flor Mumajesi ka marrë një vendim: anullimin e çdo performance të mëtejshme për publikun! Çfarë e ka shtyrë një prej këngëtarëve më të paguar, drejt një zgjedhje të tillë?

Një shqetësim shëndetësor ia ka ndalur vrapin Florit, e për këtë Mumajesi është shprehur gjatë në Instagram. Mes shprehjes së keqardhjes dhe ndjesës ndaj fansave, këngëtari ka shpjeguar se një dhimbje një kraharor prej tashmë dy ditësh, është arsyeja e vetme pse adhuruesit e tij nuk do të mund ta shohin në koncerte, deri në përfundim të këtij sezoni. “Nuk ja dola dot [të jem në koncerte] dhe kjo është dhimbja më e madhe në të vërtetë”, është shprehur ndër të tjera Flori, i cili njihet për energjinë e vazhdueshme që e karakterizon. Mumajesi ka shpjeguar se mjeket i kanë dhënë një afat 3 deri në 6 javë për t’u shëruar, e sipas tij e gjitha kjo do të kalojë, vetëm me energji pozitive. Duke e përmbyllur shkrimin me frazën “Ju dua” kushtuar fansave, Flori ka marrë mbështetjen e menjëhershme të adhuruesve dhe miqve kolegë. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF