Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji 0

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur ditën plot energji. Por, le ta pranojmë: jo të gjithë janë të apasionuar pas saj. E mos të harrojmë këtu fëmijët, të cilët nuk mund të konsumojnë kafeinë për një periudhë të caktuar. Ndoshta po pyesni veten, se çfarë pije mund të japë të njejtin efekt si kafja?

Dietologët këshillojnë konsumimin e lëngut të frutave, që në orët e para të mëngjesit. Kombinimi i frutave është gjithmonë një opsion i mirë, por përzierja e tyre me perime është zgjidhja ideale. Mjaftojnë tre përbërës, për një fillim të mbarë të ditës, e për një organizën energjik deri në mbrëmje. Kjo, falë miksimit të spinaqit, karrotës dhe mollës. Tani besojmë se e kuptoni më mirë pse ky është sugjerimi më i mirë, për sa i përket lëngut të frutave. Më poshtë do t’ju shpjegojmë si ta realizoni një gotë të tillë, ideale për mëngjesin e një trupi të shëndetshëm.

Përbërësit:
5 fleta spinaq
1 karrotë
1 mollë
Kanellë për shije, sipas dëshirës

Përgatitja:
Pritini përbërësit në copa të vogla. Shtoni pak ujë, nëse doni të përfitoni një lëng më të hollë. Hidheni përgatitjen në gotë dhe shtoni pak kanellë, sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *